HomeModa

Pantallonat e lëkurës janë rikthyer në modë

Nëse dini t`i mbani dhe t`i kombinoni mirë, është e sigurt që do të dukeni plot stil teksa ecni rrugëve të qytetit.

Nuk janë të thjeshta për t`u kombinuar dhe sidomos kur bëhet fjalë për t`i veshur në përditshmëri, megjithatë, nëse edhe ju keni një palë që rrinë prej kohësh në dollap, po ju japim disa ide se si mund t`i kombinoni.

Të ngushta dhe me bel lart janë pantallonat perfekte për vajzat elegante. Nëse doni t`i vishni për të dalë në darkë, fare mirë mund t`i kombinoni me një bluzë të zezë të tejdukshme.

Shtoni disa aksesorë me ngjyra që bien në sy dhe jeni gati për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve!

Nëse nuk i doni totalisht të ngushta, këto mund t`ju bëjnë punë, pasi vijnë të ngushta lart dhe paksa të gjera nga fundi.

Pantallonat e lëkurës mund t`i kombinojmë fare mirë me pulovrat aq shumë të dashura nga ne tani në këtë sezon.

Pantallona lëkurë, një golf i zi dhe një rrip në mes është gjithçka që ju duhet nëse nuk doni ta vrisni shumë mendjen për kombinimin dhe përsëri do të dukeni perfekte.

E gjithë veshja lëkurë? Nuk do gaboni kurrë!


TË NGJASHME