HomeRajon

Papa Françesku: Kishat të raportojnë abuzimet seksuale

Papa Françesku ka publikuar të enjten raporte të reja globale lidhur me abuzimet seksuale në Kishën Katolike. Mësohet se kreu i Vatikanit është shprehur se dioqezat katolike në mbarë botën duhet të ngrenë sisteme për të raportuar abuzimet, sidomos ato të fshehtat.

Papa Françesku tha se dioqezat në mbarë botën duhet të kenë një sistem publik më të qasshëm në mënyrë që të raportohet abuzimi deri më 1 qershor 2020.

Sipas Vatikanit, normat e reja duhet të mbulojnë procedurën e brendshme të Kishës Katolike dhe jo çështje të abuzimit apo të mbulimit të autoriteteve civile, të cilat kërkojnë dhe përfaqësojnë një imponim nga lart.

Shumica e dioqezave në SHBA dhe Europë kanë tashmë këto sisteme dhe norma të reja që kanë gjasa të jenë të rëndësishme në vende ku nuk ka udhëzime të mirëpërcaktuara për trajtimin e abuzimit seksual.

Për dekada të tëra Kisha Katolike është rrënuar nga një sërë skandalesh të abuzimit seksual në vende të ndryshme anembanë botës. Normat vijnë pas një takimi global mbi abuzimin seksual në Vatikan në shkurt dhe përfaqësojnë premtimin e Papa Françeskut për të ofruar “masa konkrete” për të luftuar abuzimin seksual.


TË NGJASHME