HomeLajmi i Fundit

Papa i bën “like” modeles braziliane/ Vatikani merr vendimin

Disa ditë më parë një lajm bëri xhiron e gjithë botës. Bëhet fjalë për një “like”, që papa Françesku i kishte bërë një modeljeje braziliane, e cila kishte pozuar, në një pozicion mjaft provokues.

Shumë thanë që as papa sdo i rezistonte dot asaj, por Vatikani ka deklaruar zyrtarisht që kjo të hetohet për të zbuluar nëse ky është një falsifikim, një gabim njerëzor, apo një hacker e ka kryer këtë veprim.

Modelia braziliane e kishte shfaqur vetë, pëlqimin që Ati i Shenjtë i kishte dhënë dhe kjo është një gjë e sigurt që panë të gjithë.

Sekretariati për Komunikim, përmes seksionit të tij të mediave sociale, që kujdesen për profilet sociale të Papa Françeskut, deklaron se ka nisur një hetim, për të të gjetjes së fakteve, duke kërkuar që rrjeti i famshëm social të sqarojë se si një “pëlqim” mund të shfaqet nga llogaria zyrtare e Papës në fotot e modeles.

Lajmi për të ashtuquajturën pretenduar ishte publikuar ditët e fundit nga disa faqe në Instagram dhe është shpërndarë në mijëra biseda në WhatsApp.

Një skenar i mundshëm i ngjarjes mund të jetë se menaxherët sociale, mund të kenë qënë ata, të cilët kanë pëlqyer foton e modeles, duke harruar që nuk janë në profilin e tyre personal.

Sidoqoftë ajo që dyshohet është se kjo është vepër e ndonjë hackeri, që mund të ketë pasur qëllim ndonjë reklamim, i cili ka rezultuar në një prishje imazhi të Papës.

Po ashtu të gjithë e dinë se është mjaft e thjeshtë që të modifikohet një foto e tillë, madje edhe pa Photoshop, për të simuluar atë lloj pëlqimi dhe më pas të ekzekutosh pamjen e rreme të ekranit.