HomeShowbiz

Papa i bëri “like” fotos së modeles me të pasme jashtë, ja për çfarë dyshohet

Menjëherë pas ngjarjes që bëri bujë në rrjetet sociale, Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami, për të kuptuar se si llogaria zyrtare e Papa Françeskut ka pëlqyer fotot e një brazilianeje që pozonte si një ‘vajzë shkolle’ me të pasmet jashtë.

Ajo që kërkohet nga Instagram, është që të vërtetohet ora kur është dhënë ‘like’ në postimet e vajzës së ‘nxehtë’ dhe aparati i celularit se nga ku, në mënyrë që të dalin përfundimet.

Sipas prestigjiozes “The Guardian”, janë një ekip me njerëz që administrojnë llogarinë e Papës dhe mund ta ketë bërë kushdo prej tyre.

Papa Françesku ka një llogari me 7.4 milionë ndjekës dhe në të vërtet nuk ndjek askënd tjetër. Vetë Papa nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me lajmet për modelen braziliane që zunë faqet e para të mediave ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Ishte vetë Natalia Garibotot, modelja, ajo që postoi një video në llogarinë e saj, ku shihej se Papa i kishte pëlqyer një prej fotove me të pasmet jashtë. “Të paktën do të shkoj në Parajsë”, shkruante ajo me humor krah postimit dhe kaq u desh që zhurma të vijonte.


TË NGJASHME