HomeSociale

Papa: Të krijohen korridore humanitare për emigrantët

Papa Françesku dha lutjet e tij për viktimat e bombardimeve të një qendre emigrimi në Libi javën e kaluar dhe bëri thirrje për veprim të bashkërenduar për të krijuar korridore humanitare të gjera për të parandaluar tragjeditë e ngjashme.

Një sulm ajror goditi një qendër  që strehonte kryesisht emigrantë afrikanë në Tripoli të martën e kaluar, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur shumë të tjerë.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbajë akte të tilla të rënda”, tha Papa në Angelusin e tij të përjavshëm në Romë. Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje për lutje për ata të kapur në sulmet e fundit në Afganistan, Mali, Burkina Faso dhe Niger.


TË NGJASHME