HomePolitikë

Paqja në botë sipas astrofizikant-it të njohur

world peace

Larg klisheve në fjalimet e liderve botërorë dhe deshirave të shprehura nga miss-et në kompeticione bukurie, paqja në botë ka një tezë të re në treg. Astrofizikanti më i njohur për momentin në Shtetet e Bashkuara, Neil deGrasse Tyson, në emisionin e tij podcast Star Talk ka hedhur një ide të re në treg.

Tyson tha se një mënyrë për të zbutur konfliktet dhe për të rritur sensibilizimin mbi ndotjen, do ishte të dërgonim të gjithë liderët e shteteve, në të njëjtën kohë, në hapsirë. Në momentin që të gjithë krerët e shteteve do shikonin planetin nga hapesira, do kuptojnë që të gjithë jemi pjesë e një toke.

(photo credit: NG Studios/Katy Andres)

Nga hapsira nuk dallohen ato ndarjet administrive me ngjyra që jemi mësuar të shofim nëpër harta” – tha Tyson, i cili është autori i disa librave “Best Seller” me natyrë shkencore. Astrofizikanti shpjegon se ideja i ka ardhur nga marreveshja e shteteve krysore për të mos sulmuar njëri-tjetrin në hapsirë. Marreveshja “Outer Space Treaty” ështe firmosur në 1967 nga Shtete e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia. Më pas ajo u firmos nga 109 shtete të tjera.

Gjithsesi kjo do të ishte sipërmarrje kolosale pasi të dërgosh 206 lider shtetesh përnjëherësh do ishte tmerrsisht e kushtueshme. Për momentin, NASA, ka nxjerrë një kosto prej 20,000 dollarësh amerikanë për të dërguar 1 kg në hapsirë. Nëqoftëse do të marim një mesatari prej 80 kg për person, vlera e projektit do fillontë me rreth 330 milion dollar.


TË NGJASHME