HomeSport

“Para Laçi!”/ Tirana në krizë totale mundet në shtëpi, festojnë tifozët dhe skuadra laçjane

Tirana mori një tjetër goditje, pas humbjes së derbit me Partizanin. Në krizë totale dhe pa trajner, ajo humbi sot në shtëpi përballë skuadrës së Laçit me rezultatin 1-0.

Goli u shënua nga lojtari Mazrekaj, në minutën e 72-të, duke vulosur kështu fitoren dhe triumfin e kurbinasve dhe dështimin e radhës për kampionët në fuqi të Superligës.

Mazrekaj Goli

Nisur nga kjo humbje skuadra bardhe blu është mbushur me zhgënjime dhe është shumë larg objektivave pë mbrojtjen e titullit “KAMPION”.

Ata mbetën jashtë edhe nga Kupa, vetëm zona europiane mund të shpëtojë Tiranën nga dështimi total.


TË NGJASHME