HomePolitikë

Paralajmërimi i fortë i zv.kryeministrit

Numri dy i qeverise, Erjon Braçe ka reaguar me nje paralajmerim te forte per gjithe ata qe brenda sistemit te drejtesise veprojne ne shkelje te ligjit.

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne FB, duke kujtuar rastin me te fundit, ku Gjykata e Tiranës liroi nga burgu administratorët e kompanive të transportit publik, që u arrestuan pak ditë më parë nën dyshimin se falsifikonin bileta urbani dhe la ne burg punonjesit, Brace shkruan se pergjigja do te jete Vetingu.

“Nderkohe, do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi; E keni kot, kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush, kemi cdo gje ne leter, ze e figure! Mos u zhysni edhe me ne krim, do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!”- shkruan ai.

Postimi i Braçes

KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER
QE KEMI!

Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie;
Pronaret e administratoret ne shtepi,
punetoret e tyre ne burg!

Cdo inspektor te #Tatimeve,
cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi,
cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe
sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben;
dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin,
dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak:
NE VETTING KA RRADHE
E RRADHA PO VJEN SHPEJT,
ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!

Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,
drejt e ne perputhje me ligjin!

Keta perballe do jene me
biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie.

Ne nuk kemi pune me keta;
ME KETA KA PUNE VETTINGU!
Ne kemi pune me #DrejtesineeRe,
per cdo shkeles ligji,
pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes,
parave e pronave qe kane;
por edhe per cdo gjyqtar qe
eshte mu si keta,
shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!

Nderkohe,
do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi;
E keni kot,
kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush,
kemi cdo gje ne leter, ze e figure!
Mos u zhysni edhe me ne krim,
do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!
Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave,
ju kushton shume me lire!


TË NGJASHME