HomePolitikë

Paralajmërimi i zv. kryeministrit: Nuk ka më mazhorancë, vendi në zgjedhje të parakohshme

Italia duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas situatës politike atje, ndërsa këtë e ka pohuar vetë zv. kryeministri.

Matteo Salvini ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ekziston më.

“Mazhoranca nuk ekziston më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar zv.kryeministri Salvini me një notë zyrtare shpërdarë për mediat.
Sipas tij, është e kotë të vazhdohet me grindje, pasi italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del.

“E kotë të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del. Nuk kërkojmë poltrona apo ministra më shumë, as qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë shumë e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme. Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte.

Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV e fyerjet ndaj meje e Lidhjes nga “aleatët” tanë qeverisës, prandaj ja japim fjalën zgjedhësve. Pushimet nuk janë një shkak për të humbur kohë e parlamentarët ( vetëm nëse nuk duan të humbin kolltukun) mund të kthehen në punë qysh javën që vjen siç kanë bërë miliona italianë”, thuhet në qëndrimin zyrtar të zëvendëskryeministrit e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.


TË NGJASHME