HomeSociale

Paralajmëron Kreu i Urgjencës Kombëtare: Ja çfarë mund të ndodhë për tri javë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se pavarsisht rritjes së rasteve të reja, respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën.

Brataj shton se në qoftë se masat respektohen, për tri javë numrat e pandemisë zbresin në mënyrë të dukshme.

“Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat. Njerëzit duhet të kuptojnë që varet nga gjithsecili. Sado inspektorë të kesh, dikush mund të shpëtojë. Pres një përmirësim nga fillimi i shtatorit, të mos harrojmë që shifrat e sotme janë pasojë e asaj që ka ndodhur në korrik”, thotë mjeku në një intervistë.

Brataj bën një paralajmërim që pas covid1 dhe covid2, “kemi plane për hapjen e resurseve të tjera”

“ Për momentin po përballojmë situatën me spitalet COVID1 dhe COVID 2 dhe kemi plane për hapjen e resurseve të tjera, por burimet nuk janë të pashtershme dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Sistemi ynë nuk është nga të parët në botë, edhe pse kanë shkuar në kolaps edhe sisteme shumë më të zhvilluara”.


TË NGJASHME