HomeLajmi i Fundit

Parandalohet konflikti mes dy personave, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

Policia e Korçës ka arritur të parandalojë një konflikt mes dy personave, ndërsa arrestoi njërin prej tyre pasi iu gjetën armë luftarake dhe një kallashnikov. Policia bën me dije se konflikti ndodhi në dalje të Korçës, ndërsa shtetasit janë M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, të dy banues në Korçë.

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake”, sqarojnë blutë e Korçës.

19-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit
”, njofton policia.