HomeLajme

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy personave në Lezhë, zbulohen emrat

Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti. Vihet në pranga 30 vjeçari.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F.P.,30 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J.P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, por është vënë në pranga falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


TË NGJASHME