HomeSociale

Parashikimi i motit, 10 tetor 2019

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjjinë Mesdhetare të cilat do të ifluencojë mot me pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Enjte 10 Tetor 2019E Enjte dt 10 Tetor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare përgjatë Ultësirës perëndimore të cilat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug- Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  12/22°C 

Zonat e ulëta 14/28°C

Zonat bregdetare  17/27°C


TË NGJASHME