HomeSociale

Parashikimi i motit, 13 maj 2020

moti

Ky është moti për sot këtu në GotaNews, 13 maj 2020.

ipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojë në territorin shqiptar ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonën Perëndimore. Por në zonat malore parashikohet të ketë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 7°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 31°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë. 


TË NGJASHME