HomeSociale

Parashikimi i motit, 26 maj 2020

moti

Ky është moti për sot këtu në GotaNews, 26 maj 2020

Sipas MeteoAlb, zonat Perëndimore do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por zonat malore do të jenë me vranësira të shumta dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të ditës. Ndërsa në orët e mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 4 – 5 ballë. 


TË NGJASHME