HomeSociale

Parashikimi i motit 30 maj 2020

moti

Ky është parashikimi i motit për sot këtu në GotaNews, 30 maj 2020

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por gjatë mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit, ku parashikohet që reshje të pakta shiu të karakterit lokal të ketë dhe në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 7°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë. 


TË NGJASHME