HomeSociale

Parashikimi i motit, 30 prill 2020

moti

Ky është moti për sot këtu në GotaNews, datë 30 prill 2020.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbete nën ndikimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje në zonat malore. Por parashikohet të këtë dhe intervale të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 22°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.


TË NGJASHME