HomeSociale

Parashikimi i motit, 6 qershor 2020

moti

Ky është parashikimi i motit për sot këtu në GotaNews, 6 qershor 2020.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke bërë që reshjet të shtrihen në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 28ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.


TË NGJASHME