HomeSociale

Parashikimi i motit, 8 gusht 2020

moti

Ky është parashikimi i motit për sot këtu në GotaNews, 8 gusht 2020.

Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje dhe juglindje.

Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.


TË NGJASHME