HomeSociale

Parashikimi i motit, 8 Korrik 2020

moti

Ky është parashikimi i motit këtu në GotaNews, 8 Korrik 2020

Vendi ynë do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Por në zonat malore parashikohet të këtë kalime vranësirash të pakta gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Pukës me 15°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 35°C.Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.


TË NGJASHME