HomeSociale

Parashikimi i motit, datë 10 nëntor 2019

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje dhe stuhi shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 18 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 18ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC.


TË NGJASHME