HomeLajme

Parashikimi i motit, e enjte 20 Qershor 2019

Kthjellimet do të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, por sërish zonat veriore dhe lindore do të mbeten në ndikimin e vranësirave kalimtare.

Pas mesditës pritet shtim i vranësirave në zonat malore, duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra breshëri. Mbrëmja sjell sërish mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 15 gradë celsius deri në 33 gradë celsius.


TË NGJASHME