HomeLajme

Parashikimi i motit, e hënë 20 Maj 2019

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë, ku më të dendura paraqiten në ultësirën perëndimore. Por mesdita sjell zhvillim të vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe të izoluar. Nata do të përmirësojë kushtet e motit, duke rikthyer kthjellime në vend.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga djretimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat do të ulen në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7 °C në zonat malore deri në 24 °C në zonat e ulta.


TË NGJASHME