HomeLajme

Parashikimi i motit, e martë 16 Korrik 2019

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa duke filluar nga mesdita parashikohet që vranësirat të zhvilliohen duke sjellë rrebeshë shiu në pjesën më të madhe te territorit, në disa zona pritet që shirat të jenë në formë shtrëngatash.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë. Temperaturat e ajrit do të pësojë ulje në të dyja vlerat duke u luhatur nga 9 deri në 29 gradë celcius.


TË NGJASHME