Aktualitet Lajme Sociale

Parashikimi i motit për javën e ardhshme. Mësoni kur do të “prishet” moti

Edhe ditët e para të javës që vjen do të jenë me diell, ndërsa reshjet do të vijnë gjatë fundjavës më të theksuara në pjesën jugore të vendit tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë edhe rrufe.

Parashikimi nga SHMU:

Prej ditës së hënë e deri në mes të javës përgjithësisht parashikohet mot me diell. Ditën e enjte pjesërisht në Veri do të nisin reshjet e shiut.

Paqëndrueshmëria në të gjithë territorin parashikohet ditën e premte.

Më së shumti reshjet do të përfshijnë pjesën jugore, aty ku hera herës do të krijohen kushtet për shtrëngata, rrebeshe me shkarkesa elektrike. Kjo situatë gjatë së premtes do të sjellë dhe rënie të temperaturave si në grafikun e mëposhtëm.

Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

70939338_737951593310849_2564412921039814656_n

Related posts

Luan Rama apel për dialog

Klaudia gotanews

I ishte kthyer në fiksim, e përndiqte, gjykata e dënoi

Mila

Ke flokë të yndyrshëm, ja “ilaçi” që e gjeni falas

alba
Na Kontaktoni!