HomeSociale

Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2020

moti

Ky është moti për sot këtu në GotaNews, 25 prill 2020.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që në orët e paradites të kemi dominim të kthjellimeve.

Por gjatë pasdites vranësirat kalimtare do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 24°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.


TË NGJASHME