HomeModa

Parfumet që po bëjne namin në këtë periudhë festash

Aromë është një lloj magjie që rrethon secilin prej nesh. Vetëm një sprucim i saj dhe ju çon menjëherë në një vend tjetër, me njerëz të tjerë ose në vendin që e keni ndjerë herën e fundit të njëjtën aromë. Këtë Krishtlindje, mund të dhuroni parfume për të ndihmuar një mik që t’i rikthehen  kujtimet e bukura të kohëve të kaluara dhe gjithashtu, të krijojë kujtime te reja duke i  dhuruar  një parfum perfekt.

Këto më poshtë janë parfumet më të shitura për krishtlindje:

Parfumi i Ariana Grande Cloud EDP është një aromë me shije frutash, lule gështenjash, të mjedrës, dardhe të freskët, qitro, rrush, vanilje orkide, dhe myshk.

Gucci Bloom : Nje aromë e mrekullueshme me Jasmine dhe Rangoon Creeper, një bimë që ndryshon ngjyrën kur ajo lulëzon. Në tërësi, një aromë shumë seksuale dhe e sofistikuar.

Estee Lauder Muzeu Modern Limited Edition Duo: Parfum elegant dhe i guximshëm është një kontrast tërheqës i luleve dhe aromës së pyjet.

Tiffany Eau de Parfum është një aromë shumë moderne që ngjason me atë të mandarinës dhe luleve të çmuar të irisit. Ky parfum shton forcën dhe feminitetin.

Philosophy Amazing Grace Ornament: Duke shpërndarë aromën e freskët dhe femërore  ky parfum vjen me paketimin e krishtlindjeve i gatshëm për tu dhuruar. Është një aromë më lule myshku dhe shumë relaksuese.


TË NGJASHME