HomeRajon

Paris/ Gjendet i vdekur zyrtari i Kryeministrisë italiane

Një funksionar i lartë i Pallatit Chigi është gjetur i vdekur në Paris, me një plagë në mjekër, dhe i shtrirë përtokë afër hotelit ku po qëndronte.

Sipas të dhënave të para ambasadës italiane, kjo mund të konsiderohet një “vdekje si pasojë e shkaqeve natyrore”.

Ndërsa sipas “Le Point”, zyrtari Massimo I., anëtar i shërbimeve, ndodhej në Paris për disa ditë për të ndjekur një kurs gjuhe.

Zyrtari i Kryeministrisë, i cili ndodhej në Paris që nga 3 maji dhe qëndroi në një hotel/apartament në Montmartre, u gjet në natën midis të dielës dhe të hënës pranë hotelit, i mbuluar me gjak që i dilte nga plaga në mjekër dhe me të vjella.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë, përpjekjet ishin të panevojshme, pasi në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte ndërruar jetë.

Sipas Le Point, policia gjeti afër trupit një çelës me një kod, një zarf me 85 kartmonedha prej 20 eurosh, një kartë USB, një përshtatës për kartën e memories SD dhe një kartë memorie në hotelin e tij. Stacioni policor lokal dhe policia shkencore kryen kontrollet e para, ndërsa prokuroria nisi një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


TË NGJASHME