HomeSport

Paris Saint-Germain eleminohet nga Kupa e Ligës France.

Pas 44 ndeshjeve PSG ka humbur një ndeshje në Parco dei Principi duke u eliminuar nga Kupa e Ligës së Francës. Guingamp është skuadra që ja ka shkaktuar këtë humbje PSG.

Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Ligës së Francës pasi që është mposhtur në shtëpi nga Guingamp.

Pavarësisht se në këtë ndeshje Thomas Tuchel startojë me Neymar, Mbappe dhe disa yje të tjerë të skuadrës, janë përshëndetur nga kjo garë.

Pjesa e parë ishte e barabartë me disa shanse të mira shënimi për PSG por që nuk u konkretizuan në golë.

Në pjesën e dytë ishte Neymar që kaloi në epërsi PSG-në me një golë të bukur me kokë në minutën e 63-të.

Por, pas këtij goli për Guingamp u akorduan dy penallti.

Penalltinë e parë e shënoi Yeni N’Gbakoto në minutën e 81-të, kurse Guingamp e përmbysi rezultatin në minutën e 90-të te ndeshjes ku Marcus Thuram u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Kjo është humbja e parë e PSG-së në Parco dei Principi pas 44 ndeshjeve që ata kanë zhvilluar në fushën e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=ipDxsC3ZPGM


TË NGJASHME