HomeRajon

Parlamenti holandez kërkesë për rikthimin e vizave

Më datë 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi heqjen e vizave për shqiptarët, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian të nisë procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.

Pezullimi i vizave në raste të emergjencës është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, i rregulluar me Rregulloren e BE-së 1289/2013. Pezullimi mund të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave nga Komisioni Evropian.

Propozimi është bërë nga ana e Sekretares së Grupit të Kristian-Demokratëve Madeleine van Toorenburg, deputetit Jeroen van Wijngaarden, deputetit tjetër socialist Jasper van Dijk si dhe Nico Drost nga Bashkimi Kristian.

Deputetët iniciues thanë se e bëjnë këtë kërkesë duke pasur parasysh “ndryshimin e kushteve”, pasi krimi shqiptar “ka njohur rritje të jashtëzakonshme në shtetin holandez”.  Deputeti Van Toorenburg tha ndër të tjera se në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht.





TË NGJASHME