HomePolitikë

Parlamenti Holandez skeptik për hapjen e negociatave

“Parlamenti Hollandez nuk do të rishikojë vendimin e tij të qershorit për të bllokuar qeverinë nga miratimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE”, kështu shkruan “Tsarizm”.

Në qershor, një shumicë e madhe e Parlamentit Holandez miratoi një mocion të tre palëve për të bllokuar qeverinë Holandeze nga miratimi i hapjes së negociatave.

Në parim, qeveria mund të injorojë mocionin, por siç shkruan “Tsarizm”, kjo nuk pritet, duke marrë parasysh faktin se ajo ka një pakicë në Senat.

Gjatë një takimi të Komisionit, Ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se nuk kishte “asnjë tregues se diçka kishte ndryshuar ndërkohë”.

Blok deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapeshin pasi ajo të përmbushte pesë kushte të vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018.

Këtë javë, Bundestagu gjerman votoi për hapjen e negociatave për futjen e Shqipërisë në BE, por vetëmpasi tëjenë përmbushur 9 kushtetet, përfshirë krijimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë si dhe duke përfshirë edhe Reformën Zgjedhore.

Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa ky vendim duhet të jetë unanim.

Sipas “Tsarizm”, pa votën e Holandës, nuk ka gjasa që të hapen negociatat, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse.

Javën tjetër, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi do të udhëtojë në Hollandë për të marrë pjesë në një diskutim publik mbi sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.


TË NGJASHME