HomePolitikë

Parlamenti i Skocisë voton për referendumin e ndarjes me Britaninë

Parlamenti i Skocisë ka votuar sot për të mbajtur një referendum të ri mbi pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe, duke shtuar presionin ndaj qeverisë së Londrës që është në procesin e ndarjes me Bashkimin Evropian.

ligjbërësit në Edinburg votuan 64 me 54 në favor të mbajtjes së referendumit “në mënyrë që që populli i Skocisë të mund të vendosë nëse dëshiron të bëhet një vend i pavarur”.

Megjthahtë vota nuk do të ketë efekt të menjëhershëm pasi një referendum fuqi-plotë nuk mudn të ndodhë pa marrëveshje me qeverinë britanike. Vetëm këtë muaj kryeministri Boris Johnson refuzoi kërkesën e Skocisë për votën mbi çështjen e pavarësisë.
Johnson argumenton se vota e vitit 2014, ku skocezët refuzuan pavarësinë, mund të konsiderohet si opinioni i një gjenerate dhe duhet të mbetet e tillë.
Por qeveria pro-pavarësi e Skocisë thotë se Brexit ka ndryshuar gjithçka. dalja e vonuar e Britanisë nga BE pritet të ndodhë zyrtarisht të premten.
“Ne jemi vetëm dy ditë larg humbjes së anëtarësisë sonë në BE dhe të gjithë të drjetave që vijnë me të”, tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon.


TË NGJASHME