HomeRajon

Parlamenti maqedonas nisi debatin për ndryshimet kushtetuese

Në Maqedoni nisi mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese. Prezent ishin shumica e anëtarëve, përfshirë dhe deputetët e VMRO-DMPNE-së opozitare.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev e ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

Disa anëtarë përfshi edhe Liljana Poposkën nuk morën pjesë, por u përfaqësuan nga zëvendësit e tyre.

Komisioni debatoi rreth të vetmes pikë të rendit të ditës, ndryshimeve kushtetuese.

Rendi i ditës u miratua me 9 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim.

 


TË NGJASHME