HomeSport

Parma siguron shërbimet e Dermakut, një tjetër legjionar në Serie A

Kastriot Dermaku, një prej legjionarëve shqiptarë që luante për Cosenza, zyrtarisht në këtë merkato vere do të largohet nga ky ekip, për të vazhduar aventurën e tij në Serie A. Në fakt, ishte përfolur prej kohësh se Dermaku nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën, por ka qenë “CozencaPost.it”, e para që ka bërë publik lajmin për largimin e tij. Më pas ky lajm është publikuar edhe nga media të tjera italine që e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij te Parma.

Legjionari kuqezi, që luan në rolin e qendërmbrojtësit, do të largohet me parametra zero dhe mund të cilësohet një goditje e vërtetë nga drejtori sportiv i Parmas, Faggiano. Faggiano, u tregua më i shpejtë se të gjithë tjerët duke siguruar i pari shërbimet e Dermakut.

Edhe pse Cosenza bëri ç’është e mundur për të mbajtur në ekip Dermakun, madje i ofroi edhe dyfishin e pagës, por duket se kjo nuk e ka mposhtur dëshirën e tij për të provuar diçka të re në elitën e futbollit italian.


TË NGJASHME