HomeAktualitet

Partia socialiste në festë, kush mungonte dhe pse?

Mbrëmë Partia Socialiste ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e saj, përfshirë deputetë dhe ministra dhe ka organizuar festën tradicionale të fundvitit.

Agim Rama, fotografi i Kuvendit ka publikuar disa nga momentet e festës së mbrëmshme, që bëri bashkë deputetët e ministrat e PS, si dhe përfaqësues të tjerë socialistë.

Në këto foto shihet prezenca e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe deputetë të tjerë të PS, Blerina Gjylameti, kryetarja e re e PS për Tiranën etj.

Ata kanë uruar njëri-tjetrin për vitin e ri 2018, ndërsa ra në sy mungesa e një nga figurave qëndrore të PS, Saimir Tahirit, i cili dje triumfoi ndaj urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi bllokimin e pasaportës dhe kartës ID për t’i ndaluar atij daljen jashtë shtetit.

Ndërkohë, pas urdhrit të prokurorisë për heqjen e imunitetit për Tahirin me akuzën se ishte i përfshirë në trafik droge e në bashkëpunim me bandën e Habilajve, Rama e përjashtoi nga grupi i PS dhe forumet e drejtuesëve të PS.


TË NGJASHME