HomeSport

Partizani i pafat, eleminohet nga Sheriff Tiraspol

Dështon edhe Partizani në Europë. Skuadra shqiptare u eleminua mbrëmjen e djeshme nga Sheriff Tiraspol duke mbyllur aventurën europiane. Edhe pse ishte shumë pranë kalimit në fazën tjetër, skuadra kampione e Shqipërisë ishte e pafat dhe arriti të merrte vetëm një barazim 1-1 ndaj skuadrës moldave, ndërsa ndeshja e parë në Tiranë ka përfunduar me fitoren e Sheriff 1-0.

Paraqitja e skuadrës së Partizanit në këtë ndeshje ishte shumë herë më e mirë se në ndeshjen e parë, por fati dhe disa episode, ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Trajneri italian kishte goditur më ndryshimet në formacion me Trashin titullar, Boldor në qendër rë mbrojtjes e Bitri në të djathtë, ndërsa Asani në krahun e majtë të sulmit.

Ndryshimet e teknikut Lerda dhanë rezultat, pasi në minutën e 29-të, Asani ndezi shpresat për një përmbysje të madhe duke shënuar për 1-0. Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për të kuqtë, por portieri kundërshtar arriti të ndalë tentativat e Malës e të tjerëve.

Në momentin më të mirë të të kuqve, Sheriffi shënoi me N’Diaje pas harkimit në qendër të zonës. Ka një hezitim për pak sekonda, pasi cilësohet si jashtë loje, por pas konsultimit të arbitrave, kryesori e akordon si të rregullt. Ka protesta në radhët e Partizanit. Gjyqtari ndëshkon me të verdhë Malën.

Lerda tentoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, duke hedhur në fushë Broën, Çinarin dhe Bardhin në vend të Asanit, Trashit dhe Cordeiros, por rezultati nuk ndryshoi, me Partizanin që duhej të pranonte eliminimin, për të cilin peshoi shumë humbja në Tiranë.


TË NGJASHME