HomeSport

Partizani përgatitet për ndeshjen me Sheriff Tiraspol, ndeshja përcaktuese për Lerdën

Partizani ka arritur ditën e sotme në Tiraspol dhe është akomoduar në hotelin “Russia”. Me orën lokale, në 19:00 do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit, teksa përgatiten për tu përballur nesër në po të njëjtin orar me Sheriff Tiraspol.

Kjo ndeshje, do të jetë shumë vendimtare edhe për trajnerin Franco Lerda, të cilit duket se po i “lëkundet” stoli në krye të kampionëve të Shqipërisë. Eleminimi nga Qarabagu në Champions League, e më pas tjetër dështim edhe ndaj Sheriffit në Europa League, mund të çojë drejtuesit e klubit të Partizanit që të marrin një vendim për largimin e trajnerit. Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Kujtojmë që në javën e parë, në “Selman Stermasi”, Partizani u mund me rezultatin minimal 0-1 dhe tashmë do kërkojë përmbysjen e shifrave.


TË NGJASHME