HomeSport

Partizani-Tirana, mësohet data e re për zhvillimin e derbit të kryeqytetit

Tërmeti i 26 nëntorit që kaploi Shqipërinë, bëri që të mos flitej më për futboll. Klubet dhe organizmat e tjera sportive, menjëherë erdhën në ndihmë të të prekurve nga fatkeqësia. Federata Shqiptare e Futbollit shtyu javën e 14 dhe vëtëm këtë fundjavë rikthehet futbolli i luajtur.

Interes për sportdashësit ka ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila ishte programuar për të enjten e 5 dhjetorit. Si pasojë e fatkeqësisë dhe kjo ndeshje është shtyrë, në kuadër të javës së 15. Mundësitë më të mëdha janë që ajo të luhet në fundjavën e 14 apo 15 dhjetorit, por nuk përjashtohet mundësia që mesjava e ardhshme të zbresë ekipet në fushë. FSHF ende nuk e ka bërë publike axhendën e javës së 15, javë që kulmon me kryendeshjen Partizani – Tirana. Derbi pritet të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”.


TË NGJASHME