HomeSport

Partizani zbarkon në Baku, misioni i vetëm për kualifikim

Pas fluturimit për në Baku, misioni i Partizanit është një dhe shumë i qartë, sigurimi i kalimit në fazën tjetër të UEFA Champions League. Ndeshja e parë që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe mbi të gjitha loja që ekipi tregoi në pjesën e dytë, ka bërë që gjithkush të shpresojë te kualifikimi. Tekniku Lerda, pritet ti besojë sërish të njëjtit formacion edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar edhe me pjesën tjetër të ekipit.

Nga seanca e parë stërvitore, duket se trajneri Lerda ka zgjedhur sërish të njëjtin formacion me të njëjtët futbollistë që përballuan Qarabag në 90-minutëshin e parë. për të arritur kualifikimin, Partizani duhet të shënojë një gol, megjithatë tekniku italian nuk dëshiron të rrezikojë dhe synon të krijojë një mbrojtje të fortë dhe të godasë me kundërsulme.

Mission to BakuQarabag – Partizani #PMTP

Posted by FK Partizani Albania on Tuesday, July 16, 2019

Lerda nuk dëshiron ti lë asgjë rastësisë teksa dhe në seancën e fundit stërvitore përpara se të niseshin për Baku vendosi ekipin të praktikojë edhe goditjet e penalltive. Nëse “bunkeri” i tij funksionon gjithçka mund të vendoset nga 11-metërshat.


TË NGJASHME