Lajme

Partneri i bën dedikim romantik në premierën e filmit, ja reagimi i Arbanës

Premiera e filmit më të ri të titulluar “Gjyshja” e regjisorit Eduart Grishaj u mbajt nga vetë regjisori mbrëmjen e djeshme.

Regjisori Eduart Grishaj rrëfeu se ky film bazohej në një histori të dhimbshme reale, të cilën ia kishte treguar gjyshja e tij.

Ndër të tjera, Eduarti s’mund të linte pa vlerësuar edhe partneren e tij të zemrës, Arbana Osmanin, të cilën e quajti “e mira e tij më e madhe”.

Krenare për arritjet e tij, gjithashtu Arbana ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto me regjisorin, duke treguar publikisht si ndihej gjatë kësaj nate.

“Shumë e lumtur për ty”- shkroi moderatorja krahas fotos me partnerin, i cili gjatë mbrëmjes së sotme në “Kinema Millenium” u duartrokit shumë për projektin e tij të ri.

Related posts

Kalimi në Morinë, procedura të përshpejtuara

Klaudia gotanews

Xhinse dhe bluzë të bardhë? Këto janë këpucët që duhet të zgjidhni

Mila

Rama takim me studentët e Bujqësorit: Fermë brenda universitetit

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!