HomeSociale

Partneri i vrau prindërit, Nevila Mata: Pse s’ju mbrojta dot?

Pas vrasjesprindërve nga bashkëjetuesi i saj, reagon Nevila Mata.

Në reagimin e parë të saj ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të kthehet në Shqipëri nga Suedia, ku edhe jeton me vajzën e saj pasi ndjehet fajtore se ajo e ka sjellë vrasësin në jetën e prindërve të saj.

Më tej, ajo u kërkon falje të gjithë të afërmve të saj duke shprehur hidhërimin lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.

“Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë. Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete? Pse…?”shkruan Nevila në rrjetin social Facebook.

Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, gjatë një konflikti, Majlind Lila,  52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia ka vrarë vjehrrin Bujar Matën dhe vjehrrën Valentinën.

Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël.

Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.

 


TË NGJASHME