HomeShowbiz

“Partneri nuk është valixhe”, Arjan Konomi këshillon Sindin

Dita e hënë në emisionin “PërPuthen” iu dedikua plotësisht takimit të Sindit me Muratin, dy konkurrentëve pjesëmarrës. Duket se takimi shkoi shumë mirë për të dy, ku edhe Murati u shpreh për Sindin me fjalë të bukura duke e cilësuar atë si një vajzë të ëmbël.

Por ajo që nervozoi analistin Arjan Konomi ishte pyetja që Sindi i bëri Muratit gjatë takimit të tyre “a do më shoqëroje në udhëtime pune”, një pyetje kjo që nxiti edhe diskutimin në studio.

“Ke për të prishur çdo marrëdhënie në të ardhmen” iu drejtua disi ashpër analisti Konomi, Sindit dhe e këshilloi se duhej të hiqte dorë nga kjo ide.

“Ti Sindi në çdo takim e pyet partnerin nëse të shoqëron në udhëtime pune, por duhet ta dish që në një marrëdhënie, partneri nuk merret me vete si valixhe. Ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen, nëse nuk ndryshon këtë, partneri nuk është një valixhe që merret me vete”, tha Arjani.


TË NGJASHME