HomeSport

Partnerja shtatzënë e Ruganit pozitive me COVID-19

Vetëm pak ditë më parë futbollisti Daniele Rugani rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë për Koronavirusin. Së fundmi ka rezultuar e infektuar edhe partnerja e tij, Mikela Persiko.

Shqetësimi kryesor i çiftit është fëmija pasi Mikela është shtatzënë dhe të dy kanë frikë se virusi mund të prekë foshnjën në bark.

“Unë nuk mund të flas për shtatzëninë. Për momentin duhet të kuptoj se çfarë mund të ndodhë. Shpresoj që ky virus të mos ndikojë në shtatzëni. Mjekët më kanë thënë se nuk do të ketë probleme. Megjithatë kam një frikë shumë të madhe se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Mikela Persiko gjatë një interviste.

Kujtojmë se për shkak të Daniele-s u detyruan të izolohen të gjithë personat që kishin kontakt me të përfshirë edhe futbollistat e skuadrës së Juventusit.


TË NGJASHME