HomeShowbiz

Pas 15 vitesh, moderatorja e njohur largohet nga Top Channel

Moderatorja e njohur Albana Osmani është larguar nga televizioni Top Channel pas më shumë se 15 vitesh karrierë. Burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se shkak i largimit të Albanës kanë qenë pakënaqësitë e shumta.

Një arsye ishte se që prej verës së kaluar Albana kishte mbetur pa asnjë emision ndonëse është një ndër moderatoret më të vjetra në këtë televizion dhe më në zë.

Por ndonëse prezantueset e reja po moderojnë nga dy apo tre formate njëkohësisht, Albanës nuk i ishte besuar asnjë format dhe kjo solli krisjen e marrëdhënieve, por ajo që ‘i vuri vulën’ ishte heqja e reklamës së fondacionit ‘Ti një luledielli’ nga transmetimi.


TË NGJASHME