HomeTeknologji

Pas 18 vitesh, Apple do të mbyllë iTunes

Për pothuajse 18 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muzikën, filmat, si dhe sinkronizimin për të menaxhuar iPod dhe iPhonet.
Apple ka kohë që thuhet se po planifikon të heqë atë dhe ta zëvendësojë me aplikacione të reja, të pavarura.
Sinjali më i fundit i këtij ndryshimi thuhet është heqja e iTunes nga interneti. Kjo vjen vetëm disa orë para se Apple të dalë skenën e Konferencës së saj të Zhvilluesve Botërorë, ku dhe pritet të shpallet mbyllja e iTunes.
Në muajt në vazhdim Apple pritet të prezantojë risitë e reja në aplikacionet që do të menaxhojnë mediatekën për përdoruesit saj.


TË NGJASHME