HomeSport

Pas 18 vitesh karrierë, Fernando Torres thotë “Stop”

Pas një karriere 18-vjeçare, Fernando Torres ka njoftuar se do të largohet nga futbolli i luajtur. Në këto momente, sulmuesi spanjoll aktivizohet në kampionatin japonez me skuadrën Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se të dielën e ardhshme, do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit.


“Unë kam për t’iu komunikuar diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha të përfundoj karrierën time. Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, do të ketë një konferencë për shtyp, për të shpjeguar të gjitha detajet”, thuhet në një postim të futbollistit në Twitter.


Gjatë karrierës së tij, Torres është aktivizuar për disa nga klubet më në zë europiane si: Atletico Madridid, Liverpool, Chelsea, Milani, si dhe së fundmi Sagan Tosi. Spanjolli ka arritur të fitojë 2 Kupa Bote, 2 Europiane, 1 Champions Ligë, 2 Europa Ligë, 1 FA Cup.


TË NGJASHME