HomeShowbiz

Pas ‘2 gisht mjaltë’, Ermal Mamaqi nis punën për filmin e radhës

Filmi ‘2 Gisht Mjaltë’ bëri namin duke thyer rekord në historinë e kinemasë shqiptare dhe u shit në disa vende të Europës e më gjerë. Një film me protagonistë kryesorë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e publikut. Por së fundmi duket se Ermali ka gati projektin e ri kinematografik.

Pritet që edhe filmi i rradhës i Mamaqi Production të bëjë bujë si “2 gisht mjaltë” dhe pse jo të thyejë edhe rekordin e “2 gisht mjaltë”. Mësohet se puna për filmin e ri ka nisur dhe së shpejti në kinematë shqiptare do të kemi një tjetër super prodhim kinematografik shqiptar.


TË NGJASHME