HomeLajme

Pas 40 vitesh shtyhet ceremonia Oscars

Koronavirusi ka bërë që shumë evente të ndryshme të shtyhen dhe të lihen për një periudhë të dytë.

Pas 40 vitesh ceremonia Oscars është shtyrë për herë të parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi të hënën se ceremonia e 93-të nuk do të zhvillohet më 28 shkurt ashtu siç ishte planifikuar.

Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Ata me siguri e kanë bërë dhe këtë vit. Shpresa jonë, është të sigurojmë fleksibilitet për kineastët që duhet të mbarojnë dhe publikojnë filmat e tyre pa u penalizuar për diçka përtej kontrollit të kujtdo”, tha Presidenti i Akademisë David Rubin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Daën Hudson në një deklaratë të përbashkët.

Hera e fundit që Oscar u shty ishte në vitin 1981, kur ceremonia u vonua 24 orë për shkak të një atentati ndaj Presidentit Ronald Reagan.
Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në 25 Prill 2021.


TË NGJASHME