Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Pas 9 kushteve, debat në Bundestagun gjerman për Shqipërinë

Bundestagu gjerman do të zhvilloje sot një debat gjysmë ore mbi dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU / CSU dhe SPD, për rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, dy janë sot pikat e debatit që do të marrë në shqyrtim Bundestagu.

1. Për “Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13508)

dhe

2. ” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13509).

Në njoftim theksohet se “Për negociatat e pranimit me Shqipërinë, ekziston gjithashtu një kërkesë nga Grupi FDP (19/13518). Propozimet u votuan më pas direkt pas diskutimit, si dhe një ndryshim nga Aleanca 90 / Të Gjelbrit (19/13576)”.

Ndërkohe qe për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave.

Për Shqipërinë propozimi i CDU/CSU dhe SPD për 9 kushtet dhe hapjen e negociatave pas verfikimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

Related posts

Protestuesit dëmtuan megafonët/ Shtyllat para Kryeministrisë lyhen me graso

Gazetari holandez: Duhet lexuar sinjali, Holanda pret…

Mila

Fustanet më të mahnitshëm të kësaj vere që mund t’i veshim kudo

Mila
Na Kontaktoni!