HomeAktualitet

Pas 9 orësh turistja e humbur në pyll, gjendet në Llogara

Turistja 45 vjeçare nga Austria që u zhduk në pyllin e Llogarasë është gjetur pas më shumë se 9 orësh kërkime.

Në këtë aksion u angazhuan policia e Vlorës si dhe banorë të zonës.

45-vjeçarja Adelhat Wolper u gjet në pyllin e Llogarasë, ku pas kontrollit të parë mjekësor, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj”/gazeta-shqip.com


TË NGJASHME